javë pas jave
Përshëndetje Ada
Është e vërtetë se organizmi i gruas shtatzënë ka nevoja suplementare për vitamina dhe minerale. Prandaj rekomandohet marrja e tyre. Veçanërisht rekomandohet marrja e suplementeve të hekurit duke filluar nga java e 16-të e shtatzënisë e duke e vazhduar deri në 40-të ditë pas lindjes. Acidi folik është i efekshëm kur merret deri dy-tre muaj para shtatzënisë dhe konsumohet deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe nuk ka asnjë influencë as pozitive e as negative.
Në treg/farmaci ka shumë lloje prodhimesh multivitamina. Të gjitha janë të liçensuara dhe kanë efekte positive. Zgjedhja e tyre kondicionohet nga nevojat që ka organizmi i nënën, gjë të cilën mund ta vlerësoj mjeku nga rezultati i analizave.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 29 te shtatzanise, dhe ne portalin tuaj kam lexuar se ne kete periudhe te shtatzanise duhet nje diete e pasur me vitamina, hekur, acid folik, etj. Pyetja ime eshte multivitaminat duhet te kene ne perperjen e tyre acid folik, sepse me sa kam lexuar acidi folik duhet te konsumohet 3 muajt e pare te shtatzanise dhe un i kam perdorur. Cfare multivitamine do me sygjeronit???