Rreth konceptimit
Rea
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rea
Mesa shoh, problemi i shëndetit riprodhues të bashkëshortit të ka shqetësuar shumë. Nuk është e mundur të jepet një përgjigje e prerë nga të dhënat që tregon. Shtatzënia është e mundur edhe sikur përqindja e spermatozoideve me lëvizshmëri të madhe, të jetë edhe shumë e ulët se aq sa ti tregon.
Megjithatë, ky është një problem i korrigjueshëm. Për këtë duhet që bashkëshorti të drejtohet tek një mjek androlog, i cili është i profilizuar në drejtim të organeve prodhuese mashkullore. E bëj këtë rekomandim sepse vlerësoj, që mundësia mashkullore tek bashkëshorti yt, ende ekziston.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. jam nje vajze nga Fieri dhe kam rreth nje vit qe provoj shtatzeni por nuk ka rezultuar pozitive. Burri im ka bere nje analize spermograme dhe nr i spermatozoideve ishte 5.8600. Di qe norma eshte 20-40 milion per ml por mjekja qe beri analizat me tha se ky nr shumezohet me volumin i cili ishte 3.5 dhe keshtu qe nr arrin te kape normen, ndersa levizshmeria ishte 20% e spermatozoideve me shpejtesi te madhe 13% me shpejtesi normale dhe 20% me shpejtesi te ngadalte dhe 45% nuk leviznin. Ju lutem me thoni a ndodh shtatzania me kete numer dhe levizshmeri spermatozoidesh? Do tju isha shume mirenjohese per pergjigjen. Faleminderit. Me respekt Rea.