Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi që jam shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe. Cikli i fundit ka qen 18.07.2011 dhe ka qen 29 ditë, qe dy ditë kam vonesë cikli por testi është negativ qe e kam bërë nje dit pas ditës qe është dasht me ardhe menstruacioni. Kam dhimbje te vogla si me dasht mem ardh periodet por ende sme kan ardh dhe tesi vazhdon te jetë negativ. A eshte e mundur qe jam shtatzëne apo diqka tjeter? Kam provu me mbet këtë cikël.

Natalia (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Natalia

Sasia më e lartë e hormonit hCG, është nga java e 7-të deri në të 12-të të shtatzënisë. Koha më e përshtatshëm e kryerjes së testit është mëngjesi, sapo gruaja është zgjuar sepse urina në këtë moment është më e koncentruar. Duhen evituar pirja e lëngjeve përpara bërjes së testit, sepse lëngjet ulin sasinë e hormonit të shtatzënisë (hCG) dhe testi mund të tregojë përgjigje të gabuar. Unë të rekomandoj që të bësh edhe një provë tjetër me testin e shtatzënisë, pas 3-4 dita nga testi i parë.

Nëse përgjigja është përsëri negative dhe menstrucionet nuk janë paraqitur, atëherë duhet të bësh një kontroll tek mjeku gjinekolog për të verifikuar shtatzëninë e mundshme, në të kundërt për të vlerësuar anomalinë menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti