javë pas jave
Përshëndetje Mimoza
Nëse nga ekografia kanë rezultuar vezore polikistike, atëherë ky është shkaku i mos mbetjes shtatzënë. Veza e cila duhet të takohet me spermatozoidin për të konceptuar shtatzëninë, nuk ka mundësi të dalë nga vezorja dhe degjeneron në formën e një mikrokisti duke formuar vezoren polikistike. Për këtë arsye ke nevojë për trajtim medikamentoz për rreth 6-të muaj dhe vetëm pasi të jesh trajtuar mund të tentosh të konceptosh shtatzëni. e bëra gjithë këtë përshkrim sepse nuk e kuptoj trajtimin që të ka rekomanduar mjekja.
Edhe infeksioni që ke patur ka influencat e veta. Nëse ai nuk trajtohet sipas antibiogramës, ndihmon në eleminimin e spermatozoidëve të cilët nuk do të kenë mundësi për të fekonduar vezën.
Ditët e ovulacionit ndodhin afërsisht në mes të ciklit menstrual. Për të vlerësuar madhësinë folikulit rreth ditës së 14-të të ciklit bëj një ekzaminim ekografik.
Gjithë të mirat.


Pershendetje DOktorreshe, Ju lutem ne nje pergjigje tuajen, Une tash e dy vite jam martuar ne fillim jemi ruajtur per shtatzani, mirepo ka koh qe po dua te mbes shtatzene dhe pa sukses. Jam kontrolluar tek gjinekolog te ndryshem mirepo asgje e veqante me bein analiza te cilat me dilnin mire.Para nje kohe me eshte shfaqur nje bakterie escheriacoli, te cilen e kam mjekuar me ineksione dhe antibiotik. % muaj i perseritja analizat rregullisht me dolen te pastra ndersa kete muaj perseri me eshte shfaqur e njejta bakterie ne Urine. Kam perdor ineksione Amikacin 1x1-7 dite. Po kam shume djegesim. Para 2 ditesh isha tek nje gjinekologe dhe me tha qe kam vezore policistike gje qe me habiti sepse sa shume kontrolla qe kam bere asnjehere sme eshte thene nje gje e tille. Me tha qe jam shume e re dhe sdeshi te shkonte menjehere me mjekim me hapa, me preferoj qe embelsirat, brumoret, cocacola, banane mos ti perdori, vetem peme dhe shume uje si dhe te marr nje bedoksin qetesues1x1. Ciklin e kam shume te qrregulluar, vetem 2 muajt e fundit i kam pas me rregull gje qe gjinekolgja me tha qe eshte shume mire. Mi kalkuloj ditet e ovuloimit dhe me tha qe ne ato dite te kem maredhenje. Ju lutem doktorreshe me ndihmoni sepse me te vertet kam mbet ne udhekryq nuk po di cte bej me . FAleminderit