Sa ndikon miomi në shtatzëni?
Agnesa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa
Madhësia e fibromiomës, është e vogël dhe aspak shqetësuese. Fibromioma ekzistuese në madhësinë që përshkruan, nuk të pengon për fillimin e një shtatzënie. Unë mëndoj se deri në këtë fazë, asgjë nuk është për t’u shqetësuar. Por, ecuria e saj duhet të ndiqet ekografikisht së paku çdo 6-të muaj.
Gjithë të mirat.
Miredita. Doja te ju pyes rreth miomit ne miter, jam nje vajze 24 vjece e martuar kisha nje infeksion te vogel dhe isha ne gjinekolog dhe me tha se kam nje miome rreth 22,4 mm dhe me sugjeroi qe sa me shpejt te ngel shtatzene, pasi ne qoft se fillon rritet do me shkaktoje abortuse, por nuk kam as gjakederdhje te crregullta vetem kur jam me menstruacione po shume, nje keshille nga ju me pare te trajtoje miomin dmth te largoj apo nuk paraqet ndonje problem? Vertet jam ne nje periudhe stresuese. Ju faleminderit.