Sekret ngjyre kafe
Xili Jashari
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Nuk është aspak normale që sekrecionet të jënë të kafta në javët e para të shtatzënisë. Menjëherë duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë dhe për të marrë trajtimet e nevojshme që janë të vlefshme për mbrojtur shtatzëninë. Gjatë vizitës, me ekzaminim ekografik mjeku do të vlerësoj edhe rrahjet e zemrës fetale.
Mos neglizho kontrollin mjeksor.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh jam ne javen e 7 por kam shumm sekret ngjyr kafe kah e zeza por kam vazhdimisht ende nuk i kam ndegju te rahurat e zamres te bebit a esht diqka rezik .ju pershendes dhe faleminderit per mirkuptiminn