Sekret i bardhe
Sara Kelmendi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sara
Që një femër të ketë sekrecione është shumë normale. Ngjyra, sasia, konsistenca (trashësia) dhe era, janë tregues të normalitetit ose jo. Nëse vëren se diçka nga sa kam shkruar më sipër ka ndryshuar, duhet të bësh një analizë të sekrecioneve për të gjetur diagnozën dhe marrë trajtimin e domosdoshmë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe, Faleminderit per ndihmen qe na ofroni. Jam nje 21 vjecare, ende e virgjer. Kam verejtur se ne vagine kam si sekrecion me ngjyre te bardhe, eshte i trashe dhe jo si leng i rrjedhshem. E pastroj aq sa mundem por permes pasqyres e kam verejtur se sekrecion te tille kam shume thelle, brenda ne vagine mirepo aty nuk mund te arrije ta pastroj. Ju lutem me tregoni a eshte normale qe te kem dicka te tille dhe a mund te jete e demshme. Faleminderit