Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e kam sheqerin ne shtatzeni?

Pershendetje mua mi kan ber analizat dhe me kan then se e kam sheqerin e shtatzanis.E une gjdo dit e mati sheqerin me del 5 ose me se shumti deri ne 6.Une jam ne muakin e 8 te shtatzanis dhe kah fundi i muajit 7 e kam pasur viziten e fundit te mejku e me ka then e ki beben e madhe 2 e 800 gram.Nuk po kuptoj a ka mundesi mem tregu Doktoresh.Une vozitohna ne Gjermani se ketu jetoj

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona

Diabeti i shtatzënisë, mund të trajtohet me dietë ushqimore ose preparate mjeksore. Edhe lëvizjet fizike, janë të rëndësishme dhe kanë efekt pozitiv. Nëse trajtimi është efikas, mundësia për t’u shfaqur është e pakët. Nëse stabilizimi i glicemisë nuk ndodh, përdorimi i insulinës është i domosdoshëm. Kujdes, në shtatzëni nuk lejohet të konsumohen tableta për të dominuar gliceminë. Kontrollet te mjeku duhet t’i bësh më të shpeshta. Pas javës së 35-të ato duhet t’i bësh çdo javë.

Shumë nëna lindin fëmijë me peshë të madhe. E rëndësishme është që mbipesha të mos jetë pasojë e ndonjë problem shëndetsor të nënës. Rruga e lindje do të konkludohet nga mjeku kur shtatzënia ti afrohet datës së lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(13 vite më parë)
Flm shum per pergjigjien doktorresha mimoza

/komuniteti