Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje ne anen e djathte

Doktoresh pershendetje ciklin e fundit e kom pas me 15qershor 16dit mas ciklit kom pas sekrecione ngjyr kafe tash po kom urinin shum te shpesht edhe kogja dhembje ne anen e djatht te barkut e a munet me qen naj infeksion a qka a mu drejtu te mjeku?

Malsor Melisa Masar (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ajo që përshkruan edhe mund të lidhet me fundin e ditëve të ovulacionit. Vetëm me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografi, mundet të gjendet shkaku.

Urinimi i shpeshtë, nuk ka arsye të lidhet me ditët e ovulacionit. Një analizë urine bën mirë ta bësh. Nëse del me problem, mjeku do të kërkoj të bësh urokulturë, për të gjetur diagnozën dhe trajtimin më të efekshëm.

Gjithë të mirat

/komuniteti