Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A guxoj të përdorë çaj bimor Alkalax kundër kapsllëkut në shtatzëni?

Pershendetje. Desha te di, a jane te demshem çajrat bimore si i tille i ashtuquajturi Alkalax nga Maqedonia kunder kapsllekut sepse kam probleme te medha me kapsllekun por pasi e kam blere shkruante qe duhet konsultuar mjekun per perdorimin e tij. A eshte i demshem ky çaj per beben time nese e perdore? Ju lutem me ndihmoni, ju pershendes shume, Arta.

Arta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Çaji që shkruan është një laksativ, por unë nuk i di efektet anësore të tij. Fleta shoqëruese, duhet të shkruaj diçka për efektet anësore, sidomos gjatë përdorimit të tij nga gratë shtatzëna.

Kapsllëku, është femonen normal tek shtatzënat. Unë të rekomandoj që të përdorësh suposta glicerine të cilat janë neutrale dhe pa efekte anësore gjatë shtatzënisë. Paralelisht, rregjimi ushqimor i përmirësuar, është terapia më e mirë e kalimit të gjendjes kapsllëk gjatë shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti