Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebit

Pershendetje doktoreshe e nderuar! Tash jam ne fillim te muajit te nente mirepo pozita e bebit eshte mbrapshte, a ka mundesi qe bebi te kthehet ne poziten e duhur ne muaj te nente dhe a mund te ndermjetesoje me ndonje aktivitet fizik ne rrotullimin e bebit psh: ecje, ushtrime etj.

Tina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Përgjithësisht gjatë muajit të nëntë, fëmijët marrin pozicionin për lindje i cili nuk ndryshon më. Ka raste, sidomos tek fëmijët me peshë të vogël ku pozicioni i tyre ndryshon (situs mobilis). Aktiviteti fizik apo ushtrimet e çdo lloji tjetër, nuk influencon në pozicionin e bebit.

Edhe nëse bebi qëndron në pozicion më kokë lart, mjeku do të vlerësojë mënyrën e lindjes. Ai do zgjedhë rrugën e lindjes më të mirë të mudshme, për shëndetin tënd dhe të fëmijës.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti