javë pas jave
Përshëndetje Marta
Të të them të vërtetën, nuk e kuptoj se kujt i thonë të jesh shtatzënë 10-të ditëshe!!!. Megjithatë më vjen mirë që je shtatzënë, dhe uroj që shtatzënia të shkojë sa më mirë deri në term.
Për të dhënë një këshillë, duhet së paku të tregosh se nga se shqetësohesh, nga se vuan, çfarë ke konstatuar, çfarë tregojnë analizat nëse ke bërë etj, etj. Meqënëse nuk paraqet asnjë shqetësim, nuk kam se çfarë këshille specifike të të jap që shtaztënia të ecë normalisht deri në term.
Këshillat rutinë janë; përdorimi i acidin folik deri në javën e 12-të të shtaztënisë. Konsumi i vitaminave dhe kripra minerale si dhe marrja e hekurit pas javës së 16-të të shtatzënisë deri 45-së ditë pas lindjes. Mos harro rregjimin ushqimor të ekuilibruar, në sasi dhe cilësi.
Gjithë të mirat.


Mirembrama dr, ju lutem me ndihmoni, kam deshtuar me 20 maj e tani jam shtatzene 10 diteshe, qa te bej qe ky femije te shpetoj e te dali ne drite, a thua se duhet te bej rregjim shtrati tani me ndihmo te lutem? Naten e mire, ciaoo ciaoo gjithe te mirat.