Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kordoni rreth qafes situate e kalueshme?

Prsh .Jam ne javen e 15 te shtatzanise.Kur bera eko para nje jave u ndjeva e shqetesuar pasi me konfirmoi se qe tani bebi im eshte me kordonin umbilikal rreth qafes se tij.Ju lutem me thoni si mjeke me e vjeter ne profesion a eshte nje situate e kalueshme apo cfare.Nese keni ndonje keshille per te me dhene e mirepres.jam shume e shqetesuar.

Tela Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tela

Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthizës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të konstatoj xhiron e kordonit si dhe të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.

Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.

/komuniteti