Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi më i madh

E nderuara dhe e dashur gjinekologe. Ju shkruaj disa here, por besoni se kontakti me ju me ben me te qete. Tju perkujtoj se une jam nje shtatzene me peshe me te madhe se normalja, por ajo qe momentalisht me ndodhe eshte se ne kontrollin e fundit u konstatua se bebi eshte me i zhvilluar per dy jave nga madhesia qe duhet te jete, njeashtu edhe une ne vend se te shtoj peshen jam dobsuar per nje kilogram e gjysem, keshtu qe deri tani sa jam ne muajin e gjashte gjate tere kesaj kohe kam marre vetem 2 kilogram... a jane keto gjera normale per mua dhe bebin? Pershendetje te sinqerta, Lejla nga Shkupi.

Lejla (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Është vlerësuar se gratë që kanë qënë përpara shtatzënisë me peshë të vogël, gjatë saj shtojnë deri në 16-18 kg e mbase edhe më shumë, ndërsa gratë që kanë qënë përpara shtatzënisë me peshë të madhe (obeze), gjatë saj shtojnë 6-8 kg e mbase edhe më pak.

Doktor Christofer Glantz, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin Rochester (Në York) thotë se; “Përvoja ime thotë se foshnjat lindin të shëndosha kur gratë e trasha nuk shtojnë peshën ose shtojnë atë deri në 6 kilogramë, sa edhe rekomandohet” dhe “Për gratë e kategorisë më të lartë të obezitetit, nuk është problem edhe nëse ata humbin peshën”.

Nuk e di a bën pjesë edhe ti në këto kategori, ndonëse është shumë e rëndësishme që zhvillimi i fëmijës të jetë me ecuri normale. Këtë rezultat e konfirmon vetëm mjeku që të ndjek shtatzëninë, me anë të vizitave, analizave dhe ekzaminimeve periodike.

Shpresoj të kem qënë sadopak e vlefshme, në sa shkruaj.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe ecuri normale, deri në term.

/komuniteti