Nje koker ne vagine!
Selda Tomcini
(13 vite më parë)
Përshëndetje Selda
Bartoliniti mund të trajtohet edhe gjatë shtatzënisë, në të kundërt mirë është që pas lindjes infeksioni i Bartolinit të jetë trajtuar. Për të vlerësuar se çfarë është ajo kokrra që ke konstatuar në vaginë, duhet të bësh një vizitë gjinekologjike. Mjeku mund të vendosë edhe për analiza ose ekzaminime të tjera. Pas diagnoztikimit, trajtimi është shumë i domosdoshëm edhe për shkak të shtatzënisë. Mos neglizho.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Jam shtatzene java 23 deri tash skam pas asnje problem por sot ne mengjes verejta si kokerr por brenda ne vagine. Nuk e di nga vjen..! Gjithashtu desha te cek se kjo esht shtatzania e trete, ne shtatzanin e pare kam pas bartholin cyst dhe me ka zgjat nje kohe te gjate saqe ngela perseri shtatzene dhe me vazhdoi ne shtatzanin e dyte mirepo me drenim skam pas me probleme. Por kjo qe verejta sot nuk me duket qe ka lidhje me bartolin por desha nje mendim tuajin. Ju faleminderit. Gjithashtu harova te tregoj se dhimbje nuk kam.