Rreth lëngut amniotik
Rrezarta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rrezarta
Pozicioni që përshkruan, mund të jetë pozicioni përfundimtar që ka marrë bebi.
Zvogëlimi i sasisë së lëngut amniotik, lidhet me probleme të shëndetit të fëmijës. Sasia e pakët influencon dhe shton pamundësinë e kthimit të bebit, në pozicion tjetër.
Ndjekja e lëvizjeve të fëmijës dhe nëse dyshon se rrallohen apo shpejtohen, duhet të drejtohesh urgjentisht tek mjeku gjinekolog. Gjithashtu janë të rëndësishme dhe ekzaminimet kardiotokografike, për të vlerësuar rrahjet e zemrës fetale.
Si përfundim, duhet të ndigjosh dhe të zbatosh me rigorozitet këshillat e mjekut.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara doktoreshe. Jam ne javen e 36-te e 2 dite te shtatzenise se pare. Ne dy vizitat e fundit te gjinekologu, dje dhe para nje jave, eshte vleresuar se bebi ka pozite podalike dhe se sasia e lengut amiotik eshe e vogel. Une nuk kam pasur rrjedhje te ketij lengu gjate shtatzenise e as shqetesime tjera. Cka mund te kete ndikuar ne zvogelimin e sasise se lengut amiotik? Cfare rreziku paraqet per bebin fakti qe nuk ka sasi te mjaftueshme te ketij lengu? (Bebi para nje jave ka peshuar 2862 gr). A mund ta shtyej edhe per te pakten 10 dite ardhjen e bebit, pa e demtuar ate? (Mjeku me ka preferuar te lind edhe 3 dite < kurse une kam shume frike ne mos zhvillimin e mire te bebit, e edhe me keq ne mos funksionin e veshkave te bebes). Doktoreshe, te lutem me ndihmo me pergjegje sa me te shpeshta, sepse po me mbyt frika. Me rrespekt, Rrezarta