Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundësia për të qenë shtatzënë!

Pershendetje doktoreshe, jam Fitorja,  desha te pyes a ka mundesi qe kam mbet shtatzene, menstruacionet e fundit i kam pas me 30 te muajit te kaluar dmth me jane vonuar 19 dite. Kam bere testin me ka dale negativ. Gjate marredhenieve nuk jemi mbrojte me asgje. Ju lutem me tregoni sa me pare qe mundeni?

Fitore (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Mosardhja e menstruacioneve në kohën e pritshme, është shenja e parë që tregon se mundet të ketë filluar një shtatzëni. Edhe konfirmimi me anë të testit të shtatzënisë, është i rëndësishëm. Por këto dhe shenjat e tjera që ndjejnë gratë në fillimet e shtatzënisë, nuk janë tregues përfundimtar se shtatzënia ka filluar.

Prandaj të rekomandoj të bësh një vizitë tek gjinekologu. Ai me ekzaminime konfirmon shtatzëninë. Nëse ajo nuk ka filluar, atëherë mjeku do të kryejë edhe analiza të tjera për të gjetur shkakun e kësaj vonese menstruale.

Të uroj të të plotsohet sa më shpejt dëshira tënde.

/komuniteti