Ndikimi i hapave kundër shtatzënisë
Flutura
(15 vite më parë)
Përshëndetje Flutura
Nëse, pilulat e kontracepsionit do i përdorësh për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, shumë mirë do të veprosh. Por, që të përdoren pilulat e kontracepsionit për të shtuar në peshë, nuk më duket e arsyeshme.
Për të zgjidhur problemin që të shqetëson, të rekomandoj të kontaktosh më një mjek dietolog. Ai është specialist, i cili do të të ndihmojë në rregjimin ushqimor dhe ditor, për të shtuar në peshë në mënyrë të kontrolluar.
Të uroj gjithë të mirat.
Doktoreshe, deshta ta bej nje pyetje, jam nje nene e dy femijeve dhe jam teper e holle dhe deshta te shtoj pak kg dhe kam ndegju se me hapa kunder shtatzenise, a mundem te shtoj peshe, a eshte kjo e vertete edhe a guxoj ti perdore pasi une e kam te vendosur spiralen dhe ju lutem me keshilloni a mundem ti pij, se vajzen e kam 11 muajshe ende ne gji? Flm shume.