Menstruacionet me dhimbje
Jona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Jona
Përdorimi i preparatit të aulinës por edhe të dias qetësuesve të tjerë, rekomandohen për dominimin e dhëmbjeve menstruale.
Preparati që përdor, nuk ndikon në mbetjen ose jo shtatzënë.
Nëse ovuli formohet, dhe në qarkullim ka spermatozoidë të shëndetshëm, nuk ka arsye përse të mos ndodhë shtatzënia. E thënë ndryshe, nëse tek ty çdo gjë është normale, atëherë bashkëshorti duhet të bëjë si fillim një spermogramë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Gjate ciklit menstrual kam dhimbje te forta, qe nuk me lene te fle gjume, por gati 1 vit e gjysem perdore Aulin ne diten e pare te periodave, kur bie te fle. A ndikon kjo ne miter ose ne mos ngeljen shtatzene, pasi po mundohem me ngel shtatzene dhe nuk po mundem?! Kam bere eko dhe cdo gje ne rregull, dhe me ditet e ovulimit nuk me ka funksionu. Ju uroj gjithe te mirat.