Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetesime rreth kerthizes

Pershendetje Doktoreshe Kam nje shqetesim rreth kerthizes Jam ne javen e 37 te shtatezanis dhe nganjeher kame dhimte ne kerthize dhe temperature E shoh qe barku me zgjerohet me shume rreth kerthize mirepo desha tju pyes nese temperatura qe kam ne kerthiz mund te shkaktoj diqka tek bebi. Faleminderit paraprakisht,

Vlora Haliti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Në shtatzëninë e vonshme, kërthiza mund të futet brënda ose mund të dalë përpara. Përveç anës estetike, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse tek kërthiza ka prani të dhimbjeve (sikur të shpon diçka), kontrolli te mjeku është i rëndësishëm. Mos neglizho.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti