Per sa kohe sherohet plaga me epizotomi?
Ami <3
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ami
Më vjen mirë që lindja ka përfunduar me sukses dhe i uroj vajzës tënde një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Pas qepjes (epiziotomisë) do duhet shumë ditë, deri plaga të mbyllet dhe ajo pjesë e organizmit të rigjenerohet plotësisht dhe të jetë në formën e para lindjes. E rëndësishme është që plaga të ruhet e pastër, për të mos u infektuar. Besoj se ndrimin e plagës e bën mjeku ose personeli që ka qënë i pranishëm në lindje dhe ata kanë detyrë ta shikojnë dhe vlerësojnë nëse plaga është e pastër nga infeksionet dhe nëse qepja është bërë e mirë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar! Une kam lind para 8 dite ne javen 41+2.Kam pas lindje te veshtire,qarje mbrenda ne vagine dhe jashte saj dhe me hemoroide kam qen keq.Desha te pyes pse ende nuk mund te rri ulur kam dhembje.Sa duhet te pres me be kontroll te mjekja se kam frike shume kam pesu si traum nga qepja e madhe dhe me dhembje?!Vajzen e kam lindur mire 3660 kg.Dhe ne fund por jo e parendesishme desha te ju falenderoj shume per pergjegjet gjate gjithe shtatzanise qe mi keni kthyer.