Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të ngelem shtatzënë pa shkuar në orgazëm?

E nderuar doktoreshe, une jam nje vajze 27 vjece. Kam nje vit e gjysem qe jam martuar dhe qe nga ajo kohe po perpiqem te ngelem shtatzene. Jemi vizituar te dy ne doktor dhe gjithcka eshte ne rregull. Nje dite nje shoqe me tha qe po nuk kalove ne orgazem nuk mund te ngelesh shtatzene. Kam tre vjet e gjysem qe kam filluar te kryej marredhenie, dy vitet e para me nderrprerje se i fejuari im ishte jashte shtetit ndersa pasi u martuam jemi bashke prej nje vit e gjysem por une asnjehere nuk kam kaluar ne orgazem. Prandaj u shqetesova shume. Nuk shqetesohem per kenaqesine time, por ndoshta kjo gje me pengon qe te ngelem shtatzene. A mundet nje femer te ngelet shtatzene dhe pa shkuar ne orgazem? Te lutem me ktheni pergjigje. Faleminderit!

Anxhela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anxhela.

Mos kalimi në orgazëm gjatë raporteve seksuale, nuk lidhet me fillimin ose jo të shtatzënisë.

Që të ndodhë një shtatzëni, duhet që në ditët e ovulacionit të jenë në qarkullim spermatozoidë të shëndetshëm. Kjo është mundësia e mbetjes shtatzënë në mënyrë naturale.

Mos e lejo me veten, që të kalojnë vitet pa shtatzëni. Anxhela, duhet të gjendet shkaku, tek ty apo bashkëshorti. Vetëm me vizita tek mjeku, analiza dhe ekzaminime dhe trajtime nëse është e nevojshme, mundesh që një çift të ketë fëmijë.

Të uroj fat.

lejla (15 vite më parë)
Anxhela, edhe une te siguroj qe shtatzenia nuk ka lidhje me orgazmen, kete po ta them nga pervoja... gjithashtu me rendesi eshte ta largoni stresin, dhe gjate marredhenieve seksuale mos te mendosh se a do te mbetesh shtatzene apo jo, por te kenaqesh me ledhatimet qe ti ofron burri... pas perfundimit te marredhenieve te sygjeroj te qendrosh ne shtrat per nje kohe (minimum gjysem-nje ore) dhe mos te ngritesh menjehere... te uroj qe sa me shpejt te kesh lajme te mira, por me rendesi eshte te jesh e relaksuar dhe mos mbaj mendjen aty...prsh.
Anxhela (15 vite më parë)
Faleminderit doktoreshe se me ishte dyfishuar stresi. Ne kemi qene te dy ne doktor,tani ishim perseri dhe na bene disa analiza te tjera me te specifikuara,cdo gje eshte ok thone keta.Ndoshta ne dimer do vijme ne Shqiperi dhe do kontrollohemi dhe atje njehere. Faleminderit dhe nje here.

/komuniteti