javë pas jave
Përshëndetje Linda.
Mendoj se ndjekja pa pushim nga mjeku, është e rëndësishme në këtë fazë që është futur shtatzënia. Ekzaminimi kardiotokografik, ndihmon në monitorizimin e gjëndjes së bebit. Ekzaminimi ekografik, do të vlerësonte sasinë e likidit amniotik. Ekzaminim gjinekologjik është i domosdoshëm, për të vlerësuar vendosjen e kokës së bebit dhe gjëndjen e qafës së mitrës për lindje (sa e përgatitur është mitra për lindje).
Lëvizjet e shpeshta të fëmijës që tregon, janë urgjencë që paralajmërojnë fillimin e vuajtjes së bebit në barkun e nënës.
Të rekomandoj; të drejtohesh urgjentisht në shtëpinë e lindjes për të bërë ekzaminimet e mësipërme dhe në bazë të tyre do të vendoset stimulimi i lindjes.
Të uroj të kesh një lindje të shpejtë dhe të sukseshme.


E nderuar doktoreshe, une dje kam hyre ne javen e 42 por nuk i kam dhembjet e lindjes ende, dje me ka leviz shume beba edhe kam pas pak dhembje shpine, cfare mendon pse me eshte shtyer termini? Me 12 gusht kam pas terminin. Pres pergjigjjen, ju faleminderit.