Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Terapia ne shtatzani

Pershendetje.Jam ne javen e 8 dhe ne kontrollan e kaluar doktoresha me tha tableta matervit. kerkova ne internet dhe pash qe jan multivitamina por qe permbajn edhe acid folik, un jam duke perdorur acid folrik-gravide. por a shkoj te dyja bashk, sepse tash mi ka dhon te 2 tabletat mi pi, dmth edhe matervit por edhe nuk me tha ta ndaloj gravide.

Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulenë

Mjafton që acidin folik ta marrësh nga një burim, dhe është e mjaftueshme që të konsumohet deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Edhe muntivitaminat janë të rekomanduara, pasi kërkesat e organizmit për vitamina dhe minerale nuk plotësohet dot vetëm me konsumin e ushqimeve.

Të uroj shtëtzëni të mbarë.

/komuniteti