Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi me makinë për 6 orë në muajin e shtatë

Miredita doktoreshe Mimoza. Nese keni mundesi me mu pergjigj, me intereson ta di nese shtatzenia eshte duke shkuar normal, a lejohet udhetimi 6 oresh me makine ne muajin e shtate dhe mua me mundojne shume te vjellat gjate udhetimit edhe kur s`jam shtatzan. A ben me  perdor disa barna qe jane kunder te vjellave, renie qe mbahen vet ne gjuhe ose disa tjera qe pihen? Faleminderit shume.

Ajshe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Meqënëse shtatzënia po shkon normalisht, atëherë mund të bësh udhtimin që dëshiron.

Udhëtimin 6-të orësh ndaje me pjesë, duke pushuar çdo 1.5 apo 2 orë, duke u freskuar dhe shëtitur sado pak për të shpirë këmbët dhe muskujt e kurrizit.

Në këtë kohë të tej nxehur, bën mirë të udhëtosh natën ose herët në mëngjes. Nëse udhëtimi është i detyruar gjatë ditës, mbaje ambjentin e kabinës së automjetit me një temperaturë të përshtatshme.

Mos harro konsumin e vazhdueshëm të lëngjeve pa sheqer, pa kripë dhe pa gaz.

Gjithë të mirat.

/komuniteti