Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumimi i elevitave

Pershendetje e nderuar jam ne javen e 25dhe perdori vitamina te quajtura elevita qe I kam mar ne zvicer a mund ti perdor deri ne fund te shtatzanis ose jo cka me keshillloni dhe deri tash kam mar 14 kg si mundtme ndihmoni mos mar me kg cks me keshilloni pres pergjigjen tuaj ju lutem dhe falemenderit

Lenarda Shabani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lenarda

Ajo që përdor janë vitamina dhe minerale. Por duhet të dish se nuk janë ato shkaku i peshës së shtuar. E rëndësishme për ty është të ndjekësh një dietë sa më të ushqyeshme. Për të krijuar ide mbi dietën ushqimore në shtatzëni, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Gjithë të mirat.

/komuniteti