Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa kam rrezik të lindi para kohe?

Sa kam rrezik të lindi para kohe Përshëndetje. Ne javën e 18 të shtatzënisë kam bërë testin e amiocentezes, ndërsa që nga java e 19 jam duke marrë progresteron dhe magnez 2 herë në ditë, pasi që doktori ka konstatuar se mitra ime ka qenë e hapur një gisht. Tash kam friken se mund të lindi para kohe, aktualisht jam në javën e 24 të shtatzënisë. Frika vije sepse gjatë procedurave të amiocentezes doktorët me kanë paralajmëruar se mund të kem një lindje të parakohshme, gjithashtu dua të cek se edhe lindjen e parë ( 5 vjet me pare) e kam pasur para kohe në javën e 37.

Ardiana Thaci- Mehmeti (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ardiana,

Lindja quhet e parakohshme nese ndodhe perpara javes se 37 te shtatzenise. Nese kanali i lindjes vazhdon te zgjerohet, atehere duhet te marresh kortikosteroide te cilat do ta pergatisin beben per lindjen (eventuale) te parakohshme. Nese kanali i lindjes eshte i hapur nje gisht dhe nese mbetet i tille, atehere te rekomandoj qe te kesh kujdes ne percjelljen dhe mjekimin e infeksioneve (sepse keto favorizojne lindjen e parakohshme).

Uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti