Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është problem me përdorë dicka për dietë?

E nderuara gjinekologe, deshta te pyes, une kam patur 2 aborte spontane, por tani dua te perdore ndonje gje per diete, jane si lloj kafe edhe i kam marre nga Kosova sepse jetoj ne Belgjike e me kane thene qe ndikojne per dobesim. A mundem me pas ndonje problem per shtatzenine e ardhshme sepse kam ndegjuar qe nuk eshte mire, mundem me mbet pa femije. Ju faleminderit, pres keshillen tuaj.

Edita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita.

Nuk i njoh këto lloj çajrash, për të rënë në peshë. Këshillohu më një dietolog për rregulluar peshën trupore në mënyrë graduale, pa prishur asgjë nga ekuilibri i organizmit tënd. Vetëm pasi të kesh rënë në peshë, mund të pretendosh për fillimin e një shtatzënie. Me këtë dua të them që, shtatzëninë mos e kërko gjatë dietës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti