Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zenja e frymemarrjes ne javen e 38 si shkak i alergjise!

Pershendetje Doktoresha Mimoza. Jam ne javen e 38 te shtatzanis dhe qe 5 dite kam shume probleme me frymarrjen shkaku qe kam alergji ne pluhur dhe polen. Nuk po arrij te ngopem fryme , cdo dite vetem po me rendohet. Theksoj se nuk kam perdore asnje lloje ilaqi kunder alergjis. Desha te dije a eshte e demshme per beben , sepse une nuk arrij te furnizoj me oksigjen mushkerit. Do te isha shume mirenjohese nese me pergjigjeni dhe te me tregoni se si te veproj apo duhet te drejtohem tek doktori im? Ngeleni e pershendetur dhe kalofshi nje dite te bukur sot.

Eda Odesa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda

Vetë shtatzënia sjell vështërsi në frymëmarje për shkak të shtypjes që ajo krijon në diafragmë. Për të tepër që ti vuan edhe nga alegjia, të cilën e paske konstatuar, duhet pa tjetër të komunikosh me mjekun alergolog për të marrë trajtimet e nevojshme.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti