Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulacioni

I nderuar gjinekolog, cikli im mestarisht varion prej 27, 28, 29 ditesh megjithese ndodh qe ne muaj te ndyshem t'i kem edhe pas 20- 25 ditesh me kohezgjatje 4- 6 dite, Kur mund t'a kem kohen e ovulacionit meqe ciklin nuk e kam te rregullt shpesh'here dhe problemi tjeter eshte qe edhe pse nuk kam sekrecion as djegje ose gjera te tilla shpesh'here kam nevoje te urinoj (sikur feshikza asnjehere nuk zbrazet), Ne kete rast a duhet te shqetesohem meqe ka 3 muaj qe po provoj shtatzani dhe a duhet te konsultoj urinologun a po gjinekologun ne rast te tille!?

Albulena Gashi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Albulena,

Cikli i crregullt menstrual eshte pasoje e ovulacionit te crregullt (ose edhe e mungeses se ovulacionit). Prandaj te rekomandoj te besh nje ekzaminim te gjinekologu/obstetri. Per me teper nese je duke planifikuar nje shtatzeni eshte mire qe te besh nje ekzaminim antenatal ku do te perjashtohen problemet e mundshme dhe do te fillosh te marresh acidin folik.

Gjithe te mirat.

/komuniteti