Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën javë kuptohet se në c'lloj mënyre (nga të katërta) janë formuar binjakët monozigotë?

Jam shtatzene 7 javeshe me binjakë monozigotë, e jam disi e preokupuar sepse doktoresha me tha qe shtatzenia me binjake te tille eshte me rrezik. Mirepres ndonje sygjerim dhe keshille. Kam nje djale 4 vjecar. Faleminderit.

Desantila (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Desantila

Shtatzënia gemelare monoovulare, është shtatzënia ku flitet për binjakë monozigotë të cilët kanë një trashëgimni genetike të njëjtë. Ato janë me një placentë të vetme dhe me një sakus/qese/thes amniotik. Por, mund të jenë edhe monozigotë bikorial, pra të njëjtë por me dy placenta dhe biamnial me dy sakuse amniotike.

Gjithëmonë binjakët monozigotë janë të të njëjtit seks, por mund të zhvillohen ndryshe, pra njëri më i madh dhe tjetri më i vogël. Kjo varet nga koha e ndarjes para implantimit.

Shtazënat me binjakë monozigotë, patjetër duhet të bëjnë ndjekje mjaft rigoroze të shtatzënisë, ku përfshihet monitorimi fetal nëpërmjet ekografisë si në moshë të heshme të shtatzënisë ashtu edhe më pas, pasi binjakët monozigotë janë më të vegjël dhe shpesh mund të japin me tepër komplikacione sesa binjakët bizigotë. Tek binjakët monozigotë, mund të ndodhë edhe ngadalsimi i rritjes fetale, shtypja dhe përdredhja e kordonit. Ndërsa në shtatzëni të hershme, rreziku për abort është më i rritur. Preeklampsia dhe eklampsia është një ndërlikim i zakonshëm i shtatzënive të shumëfishta.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti