Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemike gjate shtatzenise

Pershendetje doktoreshe, I kam bere analizat dhe me kan dale anemike nr i eritrociteve 3.56,hemoglobina 93,nr i leukociteve 10.1,hematokriti 30.2,glukoza 3.5 doktoresha ime me dha Tot'hema 2x1 10 dite. Ju lutem me tregoni a eshte kjo anemi normale apo shum e rende dhe a i ben Bebes dem me ktheni pergjigje sa me shpejte ju lutem.

Fatmire >anisa< (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mile

Anemia nga mungesa e hekurit është ndër më të shpeshtat që ndodh te gratë shtatzëna. Që bebi të ketë një zhvillim normal, ai ka nevojë për hekur të cilin ai e merr nga nëna. Nëse nëna nuk merr suplemente me hekur ose hekur me ushqime, atëherë rezervat e hekurit te organizmi i nënës fillojnë të paksohen duke kaluar në anemi. Preparati i rekomanduar përdoret me sukses në këto raste. Konsumin e hekurit duhet ta vazhdosh ta marësh në formën e suplementit, gjatë gjithë shtatzënisë dhe deri në 40-të ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti