Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të bardha

Jam 16 vjecare dhe ka 3-4 dite qe kam sekret ngjyre te bardhe por mban pak arome jo te kendshme. Desha ta di a eshte ndonje infeksion apo cfare? Nuk kam kruarje po dicka tjeter pervec se ketij sekreti.

Hana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Sekrecionet vaginale të ndryshuara në sasi, ose ngjyrë, ose konsistencë ose dhe erë, tregoj praninë e një infeksioni të aparatit riprodhues. Me shumë mundësi, kjo është pranishme edhe tek ty dhe quhet vaginoza bakteriale. Po të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, do gjendet diagnoza dhe mjekimi.

Mos neglizho, sepse mosha jote e vogël me infeksion të pa trajtuar, mund të ketë pasoja të pa riparueshme.

Të uroj shërim të shpejtë.

Jonida (15 vite më parë)
Pershendetje Doktoreshe. Nga pyetja e mesiperme mora shkas t'ju pyes edhe une per nje fenomen qe ndodh ne trupin tim. Kam sekrecione vaginale te bardha dhe me arome jo te kendshme te cilat me kane shoqeruar prej vitesh (nuk di t'ju them kur kane filluar). Para 2-3 vitesh jam vizituar tek gjinekologu im (ne Itali) bej rregullisht edhe pap-test dhe me thone se cdo gje eshte normale por mua me shqeteson ky fenomen. A eshte e nevojshme ndonje analize me e detajuar apo nje rikontroll pasi nuk mendoj se eshte dicka normale? Ju uroj dite te mbare.

/komuniteti