Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje doktor, une jame ne javen e 8 te shtatzanis,para 2 jave me ishin perlyer pak breket me gjak ngjyr kafe, u konsultova me doktoreshen tha qe nuk eshte azgje serioze sepse vetem pak kisha dhe me jo, para 2 dite pata prap vetem nje pik gjak-si ngjyr roz.prap u konsultova me doktoreshen me tha qe nuk eshte azgje serioze pasi qe nuk ka qen gjakderdhje e vazhdueshme mirepo per me qen me te sigurt me dha te perdor inekcione-progeston dhe tocoferol,2 copa gjdo 3 dit.Gjakderdhje me nuk kam,por qe 2 dit kam dhimbje te leht ne fund te barkut ne anen e djatht,nuk eshte dhimt e madhe por me shqetson nese mund te jete diqka e rrezikshme,Ju falemnderoj paraprakisht nese do me pergjigjeshit.

Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Albulene,

Gjakderdhja nga organet gjenitale eshte shenje rreziku. Ndodhe shpesh qe ne fillim te shtatzenise te ndodhe nje gjakderdhje e tille dhe shtatzenia me pas rrjedhe pa probleme. E supozoj se ne rastin tend eshte konfirmuar se embrioni eshte duke u zhvilluar mire dhe se shihen te rrahurat e zemres. A eshte pare nje gje e tille?

Te rekomandoj te vazhdosh me terapine me gestagjene dhe ta marresh pajteter acidin folik.

Uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti