A ndikon Synflex negativisht në shtatzëni dhe cilat janë pasojat dhe si mund ti shmang ato?
Tea
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tea
Preparati që ke përdorur, rrit rrezikun për ndërprerje të pa vullnetshme të shtatzënisë dhe malformacione fetale. Nuk ka terapi të posaçme që mund të përdorësh për të evituar këtë rrezik.
Tashmë ka mbetur vetën ndjekja e vazhdueshme dhe rigoroze e shtatzënisë. Dy ekzaminime ekografike janë të rëndësishme. Një në javën e 12-13 dhe tjetra në javën e 20-22. Sipas gjendjes, mjeku do të vendosë për vazhdimësinë e shatzënisë.
Të uroj fat.
E dashur doktoreshe... duke te falenderuar nga zemra per pergjigjet e meparshme po vijoj me nje problem tjeter qe po me cmend... kam nje dhemballe me infeksion dhe mora nje Synflex por kur lexova me pas informacionet mbi te dhe pasojat qe kishte me beri te ndjehem shume keq. Une tani jam shtatzene, 25 diteshe pak a shume... ju lutem ju lutem shume me ndihmoni, si mund ti shmang problemet qe mund te krijohen ne keqformimin e bebit, dua qe ai te jete i shendetshem, ju lutem me ndihmoni, jam larg mamit apo ndonje te aferme qe mund te me keshilloje, cfare duhet te marre qe ti shmang problemet nga ky antibiotik? Dhe cfare duhet te marr gjithcka te nevojshme qe duhet qe nje shtatzeni te shkoje sa me mire te jete e mundur dhe te kem nje femije te bukur e te shendetshem? Ju lutem me ktheni nje pergjigje, pres me ankth! Shume flm per vemendjen dhe perkujdesjen tuaj, me shume respekt, Tea.