Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam afer lindjes?

Tungg.. Jam shtatzan ne javen 38+3 dhe kam bo kontroll gjinokologjike me tha mjekja ime qe jam qelur vetem 1 gisht a jam afer lindjes dhe sa mundet me zgjat terminun e fundit ekam me 19 korrik

Florentina Bytyqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florentina

Kur shtatzënia vjen deri në këtë periudhë, lindja është e afërt në çdo moment. Shenjat kryesore të që lindja po afron janë tre. Dalja e tapës mukoide, rrjedhja e ujrave dhe kotraksionet ritmike. Sa njëra nga këto shenja të fillojnë, kontakto mjekun që i ke besuar lindjen e bebit.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti