Pse më është fryer barku kur unë ende jam në javën e 9 të shtatzënisë?
Erza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Erza
Shtatzënia, ul motilitetin/lëvizshmërinë e zorrëve, kështu që ato bëhen më të fryra dhe meteorike. Në javën e 9-të të shtatzënisë, mitra sapo fillon të dallë mbi simfizën pubike. Pra, nuk është mitra ajo që bën të duket barku i fryrë, por, fryrja e zorrëve e jep këtë pamje. Ky mekanizëm, dallon nga një grua tek tjetra.
Nuk mendoj se ka gjë për t’u shqetësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe, kisha pasur deshire te dija se perse mua me dallohet barku ne keto jave te para, kur e kam verejtur qe te shumica e grave ne javet e para nuk u eshte dalluar, dua ta di a eshte gjithcka ne normale apo une do shendoshem me shume? Ju faleminderit.