Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundësia për të qenë shtatzënë

Pershendetje. Ka dy vite qe perpiqem te mbetem shtatzene, por nuk e kam shoqeru me ndonje trajtim mjekesor per te ndihmuar te mbetem me barre. Ciklin e kam shume te rregullt 28 ditor dhe zgjate cdo here 6 deri 7 dite, ku ditet e para shorohen me rrjedhje mjaft te madhe. Cikli i fundit ka ndryshuar. Me ka ardhe 1-2dite para se ti prisja dhe cikli ka qene me ndryshe. Rrjedhja ka qene shume e vogel dhe ne diten e dyte ka qene ne ngjyre kafe si dhe kane zgjatur vetem 3 dite. Me 11 gusht kam pas rrjedhjen e pare, me 15 testi me ka dale negativ, me 20 kam bere edhe ultraze i cili poashtu ka qene negative. Nderkohe qe kam marramendje, mpirje te kembes here pas here dhe dje kam pas edhe dhembje te fundit te barkut. A ka mundesi te jem ne faze te hershme te nje shtatzenie te mundshme dhe kam nxituar me testet? A ka gjasa te jem shtatzene, apo cfare me udhezoni te beje? Shume faleminderit per mundesite qe na keni dhene per te shprehe shqetesimet tona. Me Respekt, Ema.

Ema Z (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema

Beta HCG, është treguesi më i mirë për të vërtetur fillimin e një shtatzënie.

Nëse nuk je shtatzënë, tregon se ekziston një problem në shëndetin riprodhues. Si mjeke nuk më pëlqeu ajo që shkruan se, nuk ke bërë asnjë kontroll tek mjeku dhe për rrjedhojë nuk je trajtuar asnjëherë për shëndetin riprodhues.

Mos neglizho më. Dy vjet pa shtatzëni, kanë filluar të bëhen shumë. Një kontroll tek mjeku gjinekolog dhe bashkëshorti një vizitë tek mjeku androlog, do të jenë shumë të rëndësishme për jetën tëndë familjare.

Gjithë të mirat.

/komuniteti