Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e nevojshme gjatë muajit të gjashtë

Ju pershendes. Jam ne muajin e 6 te shtatzenise, a duhet ti bej analizat e gjakut, a eshte e preferuar ne muajin e 6 dhe keto dite po me zihet fryma sikur nuk mund te ngopem fryme, a eshte normale?

Duana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Duana

Mjekët gjinekolog, e ndjekin shtatzëninë sipas javë duke kërkuar të bëhen edhe ekzaminimet e nevojshme/rutinë. Me përafërsi, mund të ndodhesh midis javës së 23-të dhe 27të dhe është momenti për të vlerësuar gjendjen tënde të përgjithshme me analizat e hemogramës (gjaku komplet), urinës komplet, analiza mikroskopike të sekrecioneve vaginale, profilet biokimik (glukoza, acidi urik, azotemia, kreatinemia, provat e heparit, fibrinogjeni, yndyrnat).

Nëse gjendja e marrjes së frymës nuk është nga vapa e këtyre ditëve, për të cilat sidomos shtatzënënat duhet të qëndrojnë në ambjente të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje, konsulta me mjekun e familjes apo mjekun pneumolog është e rëndësishme për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infkesioni pulmonar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti