2 here abort spontan
Yllka Shala
(13 vite më parë)
Përshëndetje Yllka
Sekrecionet hemoragjike nuk janë normale në këtë moshë të shtatzënisë. Përveç utrogestanit dhe multivitaminave si dhe aspirinës, shto në terapi edhe spazmolitikë për të evituar sado pak kontraksionet uterine. Emrin dhe sasinë e tyre, i rekomandon mjeku që të ndjek shtatzëninë.
Gjithë të mirat.
Pershndetje doktoresh Jam nje 24 vjeqare kam 4 vite martes mirpo pa sukses ne shtatzeni.Kam mbetur shtatzene tetorin e kaluar mirpo kam abortuar ne javen e 8.Tash kam mbetur perseri shtatzene jam ne javen e 7 kam perdor utrogestan,gravid dhe aspirin,mirpo ka qe 4 dit qe kam disa pika gjak me ngjyr kafe.mjeku me ka thene qe rrezikoj te abortoj nese kam gjakderdhje me shum brenda nje jave ose 10 dite mirpo nuk me ka thene a te vazhdoj me terapin. Gjithashtu me ka thene se vendi ku zhvillohet beba e kam pak te ngusht mirpo nuk e di se qka i bie kjo, a d.m.th kjo qe mund ta pengoj shtatzenin time. Ju lutem qfar me keshilloni ju sepse jam shum ne stres. Ju falemnderit shumm