Clomifen
Tinushja
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Klomifeni, është nxitës i ovulacionit. Në praktikën e klinikës ku unë punoj, përdorimi i klomifenit fillon me një tabletë në ditë, nga dita e dytë e ciklit menstrual. Rreth ditëve 14-16 të ciklit menstrual, vlerësohet ekografikisht madhësia e folikulit. Nëqoftëse ai nuk ka arritur madhësinë e duhur, në ciklin pasardhës doza e klomifenit bëhet 2 tableta në ditë, duke filluar nga dita e dytë e ciklit menstrual. Ky rritëm, vazhdon deri në katër tableta.
Duhet patur parasysh, që në çdo cikël menstrual duhet të bëhet vlerësimi ekografik i madhësisë së folikulit. Shtimin e dozës së klomifenit, e vendos mjeku gjinekolog.
Të uroj fat.
Deshta ta di per clomifen, a mundem ti pi 2 here ne dite nga 1, edhe prej ciles dite te ciklit prej dites 5-9? Flm.