Pozita e bebit
Edona Selimi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Edona
Sipas datës së fundit të menstruacioneve, shtatzënia ndodhet në javën e 32-të plus 3-4 ditë. Pozicionin cefalik, bebet e marrin zakonisht pas javës së 30-të. Por edhe nëse pozicioni cefalik nuk fitohet, nuk do të thotë se detyrimisht lindja të kryhet me operacion cesarian. Megjitha, per mënyrën e lindjes e vendos mjeku sipas kushteve dhe situatës që do të paraqitet afërsisht në javën e fundit të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh jame shtatzen ne javen32+2 dje isha ne vizit dhe doktoresha me tha beba eshte shum mire por pak e madhe dhe ende eshte me koke lart dmth nen brinje te nenes a ka ndonje mundsi apo ushtrime qe mundsojn ndrrrimin e pozites se bebit apo duhet te lind me prerje cezariane edhe diqka tjeter doktoresh un te nje doktor qe jam kontrollu me ka thene se jam ne javen32+2 kurse te nje tjeter doktoresh me tha qe jam ne javen33+6 ciklin e fundit e kam pasur me 26.11.2012 saktesisht ne cilen jave jame