A behen vaksinat ne fillim te shtatzenise?
Sidorela L
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sidorela
Një nga vaksinat që duhen bërë me fillimin e shtatzënisë, është vaksina antitetanoz. Kjo bëhet në javën e 12-të dhe të 16-të.
Marrja e multivitamina është e rëndësishme sepse organizmi nuk i plotëson nevojat e tij me vitamina dhe minerale vetëm me konsumin ushqimor. Prajdoj duhet të marrësh multivitamina dhe ti konsumosh deri në fund të shattzënisë. Deri në fund të javës së 12-të, duhet të marrësh acid folik. Pas javës së 16-të dhe deri 40-të pas lindjes, rekomandohet që gratë shtatzënia të marrin hekur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Psh dhe te falenderoj pik se pari per keshillat qe na jep. Un jam 19 vjece dhe jam ne javen e 7 te shtazanise se par. Un jetoj ne greqi dhe fatkqesisht jam pa dokumenta, per shkak te kesaj kam vendosur qe ta ndjek shtazanin ne tirane, ama un mendova te kthehem nga fillimi shtatorit atje, por disa mikesha me kan then qe ne fillim te shtazanis behen faksina. Un nuk dua te iki kaq shpejt ne shqiperi se do jem vetem. Pyetja ime eshte: A behen vertet vaksina ne fillim te shtazanis dhe kur behen ato? Po pervec faksines cfare duhet te mar tjeter? Do ju falenderoj shum per pgj, dite te kendeshme