Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalcifikimi i placentes a dmth se duhet te lindesh para kohe?

Pershendetje, kalcifikimi i placentes a d.m.th se duhuet te lindesh para kohe? Une jame ne javen 36 te shtatzensise dhe sipas ultrazerit bebja ime peshon 2.399gr. a eshte normale kjo pesh per kete periudh, dhe po qe se lindi tani a mund te kete probleme bebja ime apo mund te mbijetoj normal?. Faleminderit nga ana juaj.

Besa Bilalli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Në këtë periudhë të shtatzënisë, pesha e bebit rritet me rreth 200 gram në javë. Pra kur thua jam në javën e 36-të (që mundet të jesh në fillim të javës ose në fund të saj), vlerësimi i peshës ndryshon me rreth 200 gram. Vlerësimi/krahasimi i peshës ekografike me peshën e mesatarizuar, bën që gabimi të nxjerrë konkluzione të gabuara. Në vlerësim të parë, duket që pasha e bebit është paksa më e vogël se normalja. Por kjo nuk do të thotë asgjë, nëse ecuria e shatztënisë si dhe shëndeti i bebit është normal.

Në mendosh për të lindur në këtë moshë të shtatzënisë, nuk është aspak normale. Shtatzënia ka akoma edhe 4 ose 5 javë kohë, deri në lindje. Këto javë janë shumë të domosdoshme për shëndetin e bebit dhe ai ka shumë nevojë që të marrë ushqime nga trupi i nënës, aty ku ndodhet. Vëtëm në një rast të veçantë dhe shumë specifik, mundet që lindja të kryhet e detyruar gjë për të cilën unë nuk e uroj, por uroj që fëmijët të lindin në kohën normale të tyre që është periudha prej 280 ditësh ose 40 javë..

Gjithë të mirat.

/komuniteti