Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e sakte e lindjes!

Pershendetje doktorresh.Desha te dij diten e lindjes.Mestracionet e fundit i kam pasur me daten 30/10/2012 kurse mardhenje seksuale kam pasur me daten 13 nentor 2012 e desha te dij daten e lindjes.Edhe nje pytje tjeter jam me inzulin Mixtard 8 ui ne mbremje i marr e desha te pyes a mos edhe mbas lindjes ka mundesi mem mbet diabeti se kurr nuk kam pas diabet vetem ket muj mu ka paraqit

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona

Duke e llogaritur sipas ditës së parë të gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit, dita e lindjes është rreth datës 5 gusht 2013.

Në klinikën ku unë punoj, gratë me diabet u rekomandohet të lindin operacion cesarian në javën e 40-të, pra sapo kalojnë javën e 39-të. Zakonisht diabeti i shtatzënisë kalon pas lindjes, por duhet të vazhdohet trajtimi edhe disa muaj pas saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti