Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cyclo-progynova

Pershendetje doktoreshe,iu kam shkruar edhe me pare rreth ciklit te cilin nuk e kam te rregullt,kam qene te gjinekologu dhe me ka pershkruar cyclo-progynova pas nje kontrolle me ultraze - me udhezoi ti perdor nga dita e peste e ciklit e te vazhdoj per 3 muaj rresht,desha te pyes a eshte me vend ky ilaq per ta marr,une nuk jam e martuar,mirepo jam ne lidhje. Falemnderit per kohe qe ndani. Çdo te mire

Liza Liza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina

Mjeku të ka rekomanduar këtë trajtim, sepse mund të ketë konstatuar problem në ovare. Dhe kjo nuk ka të bëjë nëse je apo jo e martuar. Cyclo-progynova është estroprogestativ, që rekomandohet për mirëfunksionimin e vezoreve. Prandaj duhet ta vazhdosh trajtimin, sipas këshillës së mjekut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti