Parametrat e bebit java 28
Ari B
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ari
Duke u nisur nga data e menstruacioneve të fundit, shtatzënia ndodhet në javën e 30 plus 4-5 ditë. Nga parametrat fetale që shkruan, ka një problem i cili nuk përputhet me moshën e shtatzënisë. Mjeku që ka kryer këto matje ekografike, duhet të vendosë për shëndetin dhe ecurinë e shtatzënisë. Nëse ecuria është normale, në javën e 35-36 të shtatzënisë duhet të vlerësohet pozicioni fetal dhe parametrat biofizikë të bebit.
Uroj që gjithshka të shkon sa më mirë.
Pershendetje doktoresh, fillimisht te falenderoj per kohen. Doja te pyesja per parametrat e bebi ne javen e 28 (data e fundit e menstruacioneve 14.12.2012); hpd:70.89; hc: 258.91; ofd: 93.18; ac: 227.06; fl: 52.80, pesha thot te jete 1092g, dhe data 08.06.2013 nuk kisha shtuar pesh fare, me brengos nese bebi ka peshen e duhur dhe parametrat e duhur per kete jave. Edhe nje here faleminderit!