Dhimbje barku si qendroj ne kembe gjate shtatzanise
Orkidea Shahini
(13 vite më parë)
Përshëndetje Orkidea
Anomalitë e ndërtimit të mitrës, janë faktorë reziku për abort. Dhe dhimbjet ashtu si i përshkruan, nuk janë normale për këtë moshë të shtatzënisë. Drejtohu te mjeku i cili të ndjek shtatzëninë, për të vlerësuar ecurinë e saj dhe rekomanduar përdorimin e spasmolitikëve. Gjithashtu të rekomandoj që të mos qëndrosh gjatë në këmbë, të mos bësh ecje të gjata dhe punë të rënda dhe shmangu të gjitha sforcimeve të mundshme që rëndojnë shtatzëninë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje , jam ne javen e 13 te shtatzanise dhe rreth 2 jav kane filluar dhimbjet ne bark jo shum te medha por si qendroj ne kembe me shum se gjys ore ja fillojn dhe pastaj derisa pushoj disa ore nuk kalojn, dhimbje jane si therrje dhe rreth kerthizes ose te kemba ndonjhere , a eshte normale kjo ? a duhet te rri gjithmon shtrire per me pas dhimbje , e kam mitren ne form te zemres a ka lidhshmeri me ket diqka ? dhe a kam rrezik aborti ?