Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mënyra e lindjes, pas lindjes së parë me operim cezarian

E nderuara doktoreshe. Jam shtatzene per here te dyte, lindjen e pare e kam me prerje cezariane para tre vjet e gjysme, tani jam ne muajin e 7, a mundem te kem lindje normale apo serish me duhet me operacion? Flm shume.

Afërdita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita

Të përgëzoj që kërkon të lindësh me rrugë vaginale, megjithëse fëmijën e parë e lindur me prerje cezariane.

Që të lindësh me rrugë vaginale pas lindjes me prerje cezariane, duhet të plotsohen disa kushte. Operacioni cezarian, të jetë realizuar me hapje segmentare. Periudha e pas operacionit, duhet të ketë kaluar e qetë, pa temperaturë, infeksion apo probleme të tjera shëndetsore. Gjithashtu duhet të ekzistojë një përputhje e shumë e mirë e përmasave të bebit, kokës dhe shpatullave me baçinin. Në këto kushte minimale, nuk ka përse lindja të mos kryhet në rrugë vaginale.

Vlerësimet dhe zgjedhjen e rrugës së lindjes e bën mjeku në bashkëpunim me shtatzënën.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme vaginale.

/komuniteti