Pas 6 muajve qe kam abortu kam ngel shtatzene!
êmbela Krasniqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ibadete
Është gjithnjë e rekomanduar që përpara se te konceptohet bebi, të konsumohet nga nëna e ardhshme acid folik. Dhe ti ke bërë shumë mirë, që ke filluar përdorimin e acidit folik dhe duhet ta përdorësh atë deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.
Ibadete, nuk është e thënë që një problem që ndodh në një shtatzëni, të përsëritet edhe në shtatzëninë e rradhës. E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të ndiqet rigorozisht dhe të zbatohen të gjitha këshillat dhe udhëzimet e mjekut.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje kam abortu ne javen e 16 pershkak se beba ka qen me anomali ne koke .ka pas uje ..prej si kam abortu kam perdor acid folik ,,tash jam ne javen e 6 a mund te kem prap problem beba,kam frik se mos po em ndodh prap qka mendoni ju ...faleminderit